VLEN është fryma e ndryshimit të shumëpritur të shqiptarëve. VLEN është një organizatë politike që rekruton dhe investon në profesionistë të kualifikuar, duke sjellë një nivel të ri transparence dhe llogaridhënieje për qeverisjen e mirë. Në një kohë të shkurtër, Qeveria e re antikorrupsion e Shpresës, ndër të tjera, arriti të sigurojë fonde për vendbanimet shqiptare, të cilat qytetarët do t’i ndjejnë në përditshmërinë e tyre.
Nga ana tjetër, t’i kujtojmë BDI-së dhe satelitëve të saj se qytetarët nuk e harrojnë të keqen që lanë pas. BDI në periudhën e kaluar ka lënë gjurmë me keqpërdorime dhe keqadministrim të resurseve shtetërore.
Dyshimet e VLEN-it janë se kur do t’i përgjigjet prokuroria të gjitha raportimeve për abuzime të mundshme nga ish-ministri që e quajti veten ofertë për të qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, “pacienti” Bujar Osmani.
Publiku me të drejtë pyet se ku qëndron përgjegjësia e Bujarit kur në krye të MPJ-së, në kundërshtim me logjikën e tregut për nevojat e Samitit të OSBE-së, ka lidhur një kontratë prej 960 mijë eurosh me kompaninë “ABC rent a car”.
Me të drejtë opinioni pyet nëse Bujari ka ditur për keqpërdorimet e ambasadorit të dërguar nga ai në Kombet e Bashkuara, Ljubomir Ferçkovski.
Publiku me të drejtë pyet se çfarë bëri Bujari kur ambasadori Vesel Memedi bëri rrëmujë me pasaportat, duke ua vështirësuar jetën mërgimtarëve tanë.
Publiku me të drejtë pyet se si Besmira Ejupi u bë brenda natës diplomate në konsullatën në Bon, madje me urdhër të drejtpërdrejtë të tij për t’i përgatitur një pasaportë diplomatike.
Larg propagandës gebelsiane të BDI-së dhe satelitëve të tyre që presin nëpër korridore për t’u bërë pjesë e Qeverisë, VLEN-i dëshmon me VEPRA sesi mund të ndërtohet një qeveri e drejtë dhe BDI duhet të përballet me të kaluarën e errët.
I bëjmë thirrje organeve të rendit dhe prokurorisë që të çlirohen nga prangat e regjimit të mëparshëm dhe të rivendosin besimin e qytetarëve dhe të marrin masa.
Comments are closed for this post.