Në një shtëpi në Tetovë ka ndodhur një vjedhje e armatosur, ku janë vjedhur para, ar dhe telefona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti është paraqitur në polici nga një zonjë 47-vjeçare, e cila ka bërë të ditur se vjedhja ka ndodhur nga disa persona të armatosur.

Zonja ka qenë në shtëpi me të bijën, kur personat e armatosur janë futur në shtëpi. Ata u kanë marrë para, ar dhe telefonat.

SPB Tetovë ka ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit dhe për kapjen e keqbërësve, ndërkaq është kryer edhe ekspertizë në vendin e ngjarjes.