Në vitin 2022, Shkupi për herë të parë në historinë e vet, që nga pavarësimi i shtetit, mbeti pa transport publik për shkak të protestës së vozitësve të Ndërmarrjes publike të qarkullimit, ndërsa problemi me transportuesit privat nga “Makekspres” dhe “Slloboda prevoz” mbeti të zgjidhet në këtë vit.
Pas vonesës disaditëshe të rrogës së shtatorit nga afati ligjor për pagesë, vozitësit e Ndërmarrjes publike të qarkullimit – Shkup, më 20 tetor vendosën të protestojnë, pas çka për herë të parë nga pavarësimi i shtetit, Shkupi mbeti pa transport publik.
Kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska akuzoi se Qeveria nuk i ka paguar borxhet ndaj NPQ pas çka Këshilli i Qytetit të Shkupi në mbledhje të jashtëzakonshme votoi vendimin për subvencionim të ndërmarrjes me çka u siguruan mjete për rroga për të punësuarit deri në fund të vitit 2022 dhe autobusët filluan sërish të qarkullojnë nëpër qytet. Më 28 dhjetor në mesnatë, në mbledhje të jashtëzakonshme të këshilltarëve të Qytetit të Shkupit u miratua vendimi edhe për subvencionim tl NPQ-së për vitin 2023 me të cilin u parandalua protesta e sërishme e mundshme e të punësuarve në ndërmarrje.
Shkurt kohë pas protestës së NPQ-së u paraqitën problemet me transportuesit privat të cilët pohonin se nuk u janë paguar borxhet nga ana e NPQ-së. Ndaluan së kryeri shërbime në transportin publik, për shkak të, siç thoshin, mungesës së e mjeteve themelore për kryerje të shërbimeve në transportin publik. Nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit transportuesit privat i bllokuan rrugët kryesore në qytet.
Bllokadat, të cilat shkaktuan kaos komunikacioni, u vendosën në udhëkryqet para “QT Mavrovasja”, “Kryqi i Kuq” dhe në “Ilinden” në rrethinë të Qytetit të Shkupit dhe zgjatën disa ditë, deri në momentin kur transportuesit vendosën ta respektojnë propozimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se Qeveria do t’i pranojë, por jo me presione të tilla të cilat bëhen përmes bllokimit të komunikacionit në kryeqytet.
Që të tejkalohet problemi, transportuesit privat kërkuan takim në Qeveri prej ku paralajmëruan se takimi do të mbahet sapo ta marri raportin nga Drejtoria për të ardhura publike.
Kryetarja e Qytetit Arsovska pohonte se janë bërë keqpërdorime nga ana e disa personave të caktuar dhe shpalli konkurs të ri publik në të cilin transportuesit privat “Makekspres prevoz” dhe “Slloboda prevoz” nuk mund të aplikonin për shkak të shkputjes së kontratës.
Comments are closed for this post.