Për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 429 shkelje gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.