Gjergj Prenkoçaj u dënua me 1100 euro gjobë dhe u dëbua nga Maqedonia me ndalesë kthimi për 5 vite, vetëm për shkak se dje në Kalanë e Ohrit ngriti flamurin shqiptarë. Sipas Gjykatës së Ohrit, Gjergji ka prishur rendin dhe qetësinë publike, pasi që flamuri shqiptarë ka qenë me përmasa më të mëdha se ai maqedonas që qëndronte në kala.
Gjykata ka vendosur në bazë të kërkesës së policisë, gjegjësisht Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit, të cilët kanë kërkuar vërtetim të kundërvajtjes së Gjergj Prenkoçajt për vendosjen e flamurit.
Vendimi i Gjykatës së Ohrit:
“Më datë 29.04.2019 në ora 12:30 në Ohër tek Kalaja nga ana e të akuzuarit është prishur rendi dhe qetësia publike me vendosjen e flamurit në njërën anë të kalasë, me gjatësi 6 metra dhe lartësi rreth 8 metra i cili nuk i përmban simbolet e flamurit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me veprat e lartë-shkruara, i akuzuari ka bërë kundërvajtjeje që dënohet në bazë të Nenit 18 të Ligjit për Procedurë Kundërvajtëse.
Gjergj Prenkoçajt gjykohet me:
Dënim me para prej 100 ditësh punë, të llogaritur nga 10 euro ditë për një mëditje dënim, në kundërvlerë të denarit, që kap shifrën e 61.500 denarë, shumë kjo e cila duhet paguar në afat prej 15 ditës pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në të kundërtën, do të paguhet me detyrim në pajtim me dispozitat nga Neni 125. pika 22 dhe Neni 152 nga Ligji për Kundërvajtje. Duke u bazuar në dispozitat e lartpërmendur dhe në pajtim me Nenin 22 nga Ligji për Kundërvajtje, të akuzuarit i shqiptohet edhe sanksion kundërvajtës: “Dëbim i të huajit nga shteti, me afat 5 vjeçar duke filluar nga hyrja në fuqi e këtej vendimi”./Alsat/
Comments are closed for this post.