Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës të së enjtes pranë TEG-ut. Një automjet me targë CD, tip ‘Hyundai Tucson’ që i përket një trupe diplomatike të akredituar në Tiranë dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin. Mjeti me targa diplomatike u përplas fillimisht me banderolën metalike të rrugës dhe më pas me bordurën. Shoqëruesi i ambasadorit rus në Tiranë, Sergei Mironov ka humbur jetën dhe një tjetër i identifikuar si Andrea Kukuviç është plagosur.
Comments are closed for this post.