Në seancën e sotme për rastin “Reket” në të cilën prezantohen materiale nga tre folderët e USB-së së Zoran Milevskit –Kiçeec, mediat largohen nga salla.
Gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, vendimin e arsyetoi me atë se nga materialet e incizuara mund tu shkaktohen dëme personave të cilët nuk janë pjesë e kësaj vepre penale. Ndaj këtij vendimi reagoi avokati Deljo Kadiev duke theksuar Nenin 354 nga Kodi Penal i cili nuk parasheh largimin e opinionit në bazë të kërkesës së prokurores.

Prokurorja Villma Ruskoska, në fillim të seancës propozoi që mediat të largohen nga seanca sepse dëgjohen emra të njerëzve të cilëve do t’ju prishet reputacioni. Derisa e akuzuara Katica Janeva u lut që të mos largohen mediat që të mund edhe opinioni të njoftohet me përmbajtjen e atyre incizimeve.