Me një turjelë hidraulike, Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” vazhdoi edhe sot shembjen e ndërtesës ilegale para qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit. Pas disa orësh punë, gjatë ditës së djeshme gjysma e shtyllave të betonit të armuar u shembën. Pjesa tjetër do të shembet gjatë ditës së sotme.