Hotele, apartamente private, autokampe, vendpushime dhe banja, janë pjesë e kapaciteteve në të gjithë vendin, ku qytetarët mund të kalojnë pushimin e tyre veror ose dimëror me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj.

Kjo është bërë e mundur nga vauçerët prej 6,000 denarëve që tashmë u janë dorëzuar atyre dhe të cilat mund të përdoren deri më 15 dhjetor të këtij viti, dhe janë pjesë e masës “Pushime në vend” për të mbështetur turizmin vendas.

Gjithsej 117.122 qytetarë mund t’i përdorin vauçerët për pushim. Në platformën www.domasiedoma.gov.mk dhe www.pushimenevend.gov.mk mund të zgjedhin ndonjë nga kapacitetet akomoduese.

Vlerësimi i parë i kapaciteteve akomoduese është se njerëzit janë të interesuar për shfrytëzim të mbështetjes, por tani për tani ende frikësohen nga situata me KOVID-19. Agjencia për turizëm, megjithatë, pret këtë vit nga mysafirët vendor të realizohen më shumë se dy milion bujtje, shifër në të cilën pjesë të rëndësishme do të kenë pikërisht vauçerët.

“Ne kryesojmë me Trupin koordinues në të cilin odat së bashku e sollën masën për turizmin vendor. Pres së bashku deri në fund të vitit të realizojmë më shumë se dy milion bujtje, në të cilat gjithsesi edhe vauçerët do të kenë pjesë të madhe. Kjo do të ndihmojë për zvogëlimin e trendit negativ në turizëm, dhe, nëse lejojnë kushtet, të kemi minus më të vogël nga pjesa tjetër e rajonit”, thotë drejtori i Agjencisë për mbështetje dhe promovim të turizmit, Lupço Janevski.

Prejse do të shfrytëzohen vauçerët nga ana e qytetarëve, Ministria e Ekonomisë do t’ua paguajë mjetet kapaciteteve turistike për shërbimet e dhëna në bazë të faturës së dhënë mujore dhe raportit mujor për vauçerët e realizuar.

Platforma “Pushime në vend” zyrtarisht ishte promovuar para një muaji nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska. Paraprakisht ishte theksuar se të gjitha kapacitetet turistike të cilat duan të jenë pjesë e kësaj mase qeveritare dhe të gjenden në Platformën, duhet të regjistrohen.