Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur pas ndeshjes së fituar me rezultatin 1-2 kundër Sllavia Pragës. Ai ka lavdëruar të gjithë ekipin, por dhe argjentinasin Messi.

“Argjentinasi po kap ritmin dhe duke çdo ditë dhe më i mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për ne dhe këtë e tregoi dhe në fitoren e sotme kundër Slavia Pragës. U zhvillua një ndeshje siç e prisja. E dinim se do të na vinin në vështirësi dhe do të luanin gjithçka për gjithçka. Ata na rrezikuan, pasi sulmuan me 8 vetë përpara. Sfida të tilla duhet t’i luash me qetësi dhe të sulmosh me shumë inteligjencë. Jam shumë i kënaqur me fitoren,” tha mes tjerash Valverde.