Kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj ka folur së fundmi në lidhje me teorinë se përpara çdo ndeshjej meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale. I ftuar në “Ditë e re”, Çullhaj u shpreh se ajo periudhë zgjat 10 deri në 15 ditë.

Tyeksa u pyet për teorinë e 24 orëve dhe ai tha se nuk bën seks për 10 ose 15 ditë për të qenë në formë në ndeshje.

Biseda në studio

Kelvi Kadilli: Është teoria konspirative që thotë se sportistët e suksesshëm nuk duhet të bëjnë seks 24 orë para ndeshjes. E aplikon këtë gjë?  

Indrit Çullhaj: Po e aplikoj. Por jo 24 orë, kush e tha? Janë 10 ditë, 15 ditë.

Kelvi Kadilli: Nuk duhet të bësh seks 10 ditë që jesh mirë?

Indrit Çullhaj: Mos mi bini telefonit për 10 ditë (qesh). Është normale. Për sportin e xhudos që është agresiv gjithë kohës, edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri një femër zbutesh dhe kur shkon atje do fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë, je edhe më i fokusuar, të gjitha ndikojnë nga pak.