Vaksina kundër koronavirusit, të cilën e zhvilloi Agjencia federale ruse për biomjekësi, e kaloi fazën e parë të zhvillimit dhe pritet të përfundojë në qershor, konfirmoi drejtoresha e agjencisë, Veronika Skvorcova.

Sipas saj, vaksina do të duhej të jetë gati për përdorim për 11 muaj.

“Zhvillimi i vaksinës e kaloi fazën e parë, kjo është një vaksinë rikombinuese që nuk është zhvilluar në bazë të një virusi të gjallë, por në bazë të proteinave që i posedojnë të ashtuquajturat epitope, gjegjësisht qendra në të cilat lidhet virusi, tha Skvorcova.

Paraprakisht, Ministria franceze e Shëndetësisë publikoi se në të paktën shtatë vende evropiane kanë filluar provat klinike, në korniza të së cilës katër ilaçe eksperimentale të Kovid-19 do të testohen në 3.200 pacientë.

Testim është duke kryer edhe Kina, e cila konfirmoi se gjatë provës së parë klinikë vaksinë kanë pranuar 108 vullnetarë.