Ushtria izraelite u kundërpërgjigj ashpër kur militantët palestinezë nisën të qëllonin armë dhe raketa ndaj tyre, gjatë një operacioni për ndalimin e disa të dyshuarve për akte terrori.
Izraelitët përdorën edhe helikopterë ushtarakë, gjatë operacioneve në Bregun Perëndimor dhe kjo është hera e parë që pas të ashtuquajturës Intifadë, 7 vite më parë.
Përplasjet e armatosura të kësaj të hëne përbëjnë përshkallëzimin më të madh të tensioneve në këtë territor palestinez. Përleshje sporadike ka pasur që prej fillimit të këtij viti, që pas aktivizimit të grupit ekstremist të Xhihadit Islamik. Që prej Janarit janë vrarë 160 palestinezë dhe 21 izraelitë.
Comments are closed for this post.