Për një centimetër është zvogëluar niveli i Liqenit të Prespës, ndërsa për dy Liqeni i Ohrit, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është njejtë si dje.
Me këtë, konform matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), niveli i ujit të Liqenit të Prespës është për 1,8 metra më i ulët nga mesatarja dhe është vetëm dy centrimetra deri në nivelin minimal absolut të matur të vërejtur më 15 nëntor të vitit 2022. Nivelet e Liqenit të Ohrit dhe Dojranit janë më të larta nga mesatarja për këtë periudhë të vitit edhe atë për shtatë centimetra tek Liqeni i Ohrit dhe për 1,88 metra tek Liqeni i Dojranit.
Nivelet e lumenjve në vend zakonisht janë minimalisht të zvogëluara në krahasim me ditën e djeshme.
Comments are closed for this post.