Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë ka njoftuar për ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës që hynë në fuqi nga data 26 maj 2025. Sipas vendimit të fundit, çmimet e benzinave dhe dizelit do të pësojnë ulje, ndërsa një rritje e lehtë është paraparë vetëm për mazutin.
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë për litër, duke arritur çmimin prej 75,00 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77,00 den/litër, gjithashtu me ulje prej 0,50 denarë.
Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) shënon uljen më të madhe, për 1,50 denarë për litër, duke zbritur në 65,50 den/litër.
Edhe vaj i lehtë ekstra për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë për litër, dhe çmimi i ri do të jetë 68,00 den/litër.
E vetmja rritje është regjistruar te mazuti M-1 NS, i cili shtrenjtohet për 0,625 denarë për kilogram, dhe tani do të shitet me çmim prej 37,433 den/kg.
Vendimi bazohet në lëvizjet e fundit të bursave botërore dhe do të qëndrojë në fuqi deri në rishikimin e ardhshëm.
Comments are closed for this post.