Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,64 % në raport me vendimin e datës 28.10.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 denar/l.

Nga data 5.11.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,985 (denarë/kilogram).