Sot, një delegacion i Institutit të Trashëgimisë
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në përbërje Dr. Skender Asani –
drejtor, Dr. Sefer Tahiri – Sekretar Shkencor, Dr. Zeqirija Ibrahimi –
bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe Maja Susha – asistente e re,
qëndruan në selinë e Dioqezës Kumanovë-Osogovë të Kishës Ortodokse
Maqedonase (KOM). Aty u pritën nga mitropoliti i kësaj dioqeze, z.
Josif Pejovski, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, përveç diskutimit për shumë fusha të mundshme të
ndërveprimit, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi, me të
cilin do të synohen të realizohen projekte të përbashkëta shkencore e
kulturore.

Në takim u theksua veçmas mundësia që kuadri i KOM-it të ndihmojë në
nevojat e Institutit për deshifrimin e dokumenteve në gjuhën e vjetër
sllave, ndërsa të dyja palët ranë dakord që të kërkojnë mundësi
bashkëpunimi edhe në përafrimin e komuniteteve që bashkëjetojnë në
vendin tonë.