Një tërmet me fuqi 5,3 ballë u regjistrua sot në Mesdhe në brigjet e rajonit Alanya, në qytetin Antalya të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit në faqen e internetit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ishte me fuqi 5,3 ballë.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 39,52 kilometrash nga sipërfaqja e detit dhe epiqendra e tij në një distancë 56,92 kilometra larg nga Alanya.