Profesori Borçe Trenovski mendon se zbrazja me panik e rafteve nëpër supermarkete nuk i sjell të mira askujt dhe se mund të ndikojë në rritjen e çmimeve.
“Një blerje e tillë paniku mund të shkaktojë rritje të çmimeve, mund të prishë sinjalet e tregut, mund të shkaktojë mungesë të produkteve të caktuara. Qytetarëve duhet t’u kujtohet se si ishte kur filloi coronavirusi. Vetëm atëherë duhet të ishim më të shqetësuar, sepse rrjedhat ndërkombëtare ngrinë, dhe nga ana tjetër kishim karantinë dhe orë policore. Tani ndoshta kemi një kujtim nga e kaluara, por nuk ka nevojë”, thotë Trenovski.
Ai shton se paniku i tillë në supermarkete është më së shumti për shkak të krizës së sigurisë, e një pjesë më të vogël për shkak të ngrirjes së çmimeve.
“Mendoj se mund të ketë një rritje të lehtë të çmimeve të disa produkteve”, sqaron Trenovski.
Comments are closed for this post.