Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete për zhvillimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm, si dhe transportin e mallrave në qarkullimin ndërkombëtar në gjendjen e jashtëzakonshme.
Për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve dhe si rezultat i marrjes së masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit të saj miratoi një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Me këtë Dekret, me forcë juridike, rregullohet në mënyrë precize mënyra e transportit të udhëtarëve në trafikun e brendshëm në kushte emergjente dhe qëndron: Kur kryeni transport publik të udhëtarëve, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, transportuesi në automjet është i detyruar të organizojë transportin me mbajtje të detyrueshme të distancës prej të paktën dy metra ndërmjet udhëtarëve dhe mund të ketë maksimum 50 për qind të udhëtarëve nga numri i përgjithshëm i vendeve, duke mos llogaritur ulësen e shoferit, sqarohet në njoftimin nga Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Më parë, kjo masë ishte në formën e një rekomandimi për të gjithë që kryejnë transportin e udhëtarëve.
Në periudhën në vijim, derisa të zgjat gjendja e jashtëzakonshme, nënvizohet, Dekreti për organizimin e mënyrës së transportit ka forcën e ligjit dhe të gjithë ata që kryejnë transport të udhëtarëve duhet ta organizojnë transportin në mënyrën e përcaktuar në Dekretin në fjalë.
Comments are closed for this post.