Transporti ajror për udhëtar ashtu edhe për mallra regjistroi rritjen më të lartë në krahasim me llojet e tjera të transportit, në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, si dhe në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa rritja e kargove arrin në 72.8%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Numri i udhëtarëve me autobusë vendas dhe ndërkombëtarë u rrit për 11.7 përqind në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, por u ul për 20.3 përqind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, transporti urban dhe periferik kishte 1.3 përqind më shumë pasagjerë, ndërsa 1.8 përqind më pak në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Transporti hekurudhor u rrit për 13.1 përqind në tremujorin e dytë në krahasim me tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa në transportin ajror u rrit për 41.5 përqind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar u ul për 0.7%.