Një pesë vjeçare nga Kolorado i SHBA-së, humbi jetën teksa pinte ujë me dozë droge, por familja në vend që të njoftonte një ambulancë, filloi të lutej.
Vogëlushja e identifikuar si Sophie Larkson, u ngrit në mesnatë pasi kishte etje, u drejtua drejt frigoriferit dhe e përgjumur mori nga aty një gotë uji me dozë droge, që përdorej nga e ëma, e identifikuar si Stephanie Alvardo.
Nëna e viktimës, në të kaluarën ka punuar dhe si dentiste në një klinikë. Madje ishte pikërisht varësia e saj ndaj drogërave arsyeja që ajo u pushua nga puna. Në atë moment Stephanie ishte në shtëpi në shoqërinë e dy kushërinjve të saj, të cilët dyshohen se ishin duke konsumuar drogë.
Sakaq, autoritetet policore kanë bërë të mundur arrestimin e Stephanie, kushërirën e saj Bertha Karina Ceballos-Romo dhe kushëririn Daniel Alvaro. Majde.
Gjatë kontrolleve të policisë në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, u gjetën sasi të konsiderueshme droge. Kushërinjtë do të përballen para trupit gjykues nën akuzën e abuzimit ndaj fëmijëve duke shkaktuar vdekje dhe mbajtje të një substance të pakontrolluar e të rrezikshëm. Stephanie ka pohuar se në vend që të thërrasin një ambulancë në momentin që vogëlushja paraqiti problematikat e para, ata kanë mbetur të “ngrirë” dhe kanë filluar të luten për fatin e të miturës.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babai i Sophies, Alec Larson, kishte një vit i ndarë me Stephanien, dhe shkak për këtë ishte konsumimi i drogës nga ana e gruas.
“Nëse ata do të njoftonin menjëherë policinë dhe të mos shikonin teksa vogëlushja ime pinte lëngun me drogë, vajza ime mund të ishte akoma sot këtu me mua. Më mungon shumë çdo ditë të jetës sime, çdo sekondë”, u shpreh babai i të ndjerës. Top Channel
Comments are closed for this post.