Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Kuvend tha se do të paraqesë propozime për ndryshime të shpejta të dy ligjeve, në mënyrë që sa më shpejt të zgjidhen disa nga problemet e shkaktuara nga ndryshimi i dokumenteve personale, të cilat nga sot nuk vlejnë pa emri “Severna”.

Amendamenti i parë, siç tha ai, është në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, i cili do të zgjidhte problemin e patentë shoferëve, dhe i dyti është për ndryshime në Ligjin për dokumentet rrugore.

Kur janë miratuar këto dy ligje, si janë miratuar dhe me çfarë mendje janë miratuar, nga këndvështrimi i sotëm është i parëndësishëm. Sot është dita e fundit në të cilën deputetët që marrin paga nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë mundësi të dëshmojnë se punojnë në drejtim të interesave të qytetarëve. Asnjë politikë, pa lojëra politike, duke ndryshuar këto dy ligje. Kushdo që ju thotë ndryshe, lirisht bisedoni me njohës të së drejtës ndërkombëtare dhe të brendshme, vetëm me ndryshimin e këtyre dy ligjeve në sferën e vlefshmërisë së patentë shoferëve dhe pasaportave mund të zgjidhen problemet e qytetarëve, tha Toshkovski.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski njoftoi se është paraqitur kërkesë për seancë të ardhshme dhe pritet që kryetari i Kuvendit ta respektojë.