Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, shënuan fillimin e ndërtimit të Shkollës Fillore Komunale “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Xhaferi:

„Sot jemi këtu, në fshatin Sellcë dhe fillojmë me ndërtimin e një objekti krejtësisht të ri për Shkollën Fillore Komunale “Rilindja”, që do të mundësojë kushte të denja për nxënësit e këtij vendbanimi.

Fëmijët nuk do të mësojmë më në klasa të vjetra që janë ndërtuar në vitin e largët 1954 dhe në kushte të këqija, por do e vijojnë mësimin në një shkollë bashkëkohore.

Godina e re shkollore do të jetë me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.400 metra katrorë, e ndarë në dy kate. Janë projektuar 9 klasa me nga 24 nxënës, një klasë për fëmijët e moshës parashkollore, 2 kabinete për realizimin e programit mësimor-shkencor, si edhe një klasë për shkencat informatike.

Projekti do të kushtojë 100.000.000 denarë dhe pritet që ndërtimi të përfundohet deri në vitin 2025.