Mbretëresha e rokenrollit, Tina Tarner, hitet pop dhe klasikët e së cilës si “The Best” dhe “What’s Love Got to Do With It” e bënë atë një ikonë të muzikës botërore, ajo vdiq dje në moshën 83-vjeçare në Cyrih të Zvicrës.

E lindur në shtetin amerikan Tenesi në një familje fermere, kjo superyll botëror filloi si një nga vokalet shoqëruese në këngën “Mbretërit e ritmit” të bashkëshortit të saj Ajk. Fillimisht ata fituan famë si grup në vitet e 60-ta me këngë si “Proud Mary” dhe “River Deep, Mountain High”… Por ata u divorcuan  në vitin 1978, për shkak të abuzimit të tij ndaj saj. Megjithatë, më vonë ajo arriti sukses edhe më të madh si këngëtare solo në vitet e 80-ta. Tina Tarner njihet për performancat e saj energjike dhe zërin e saj të fuqishëm dhe “të zemëruar”.

Ajo u përpoq edhe si aktore, ndaj ndër disa role filmike dhe televizive, ndoshta roli i saj më i paharrueshëm është në filmin e famshëm “Maksi i çmendur 3”, përballë Mell Gibson.

Ajo thotë se e gjeti lumturinë me bashkëshortin e saj të dytë – producentin gjerman të muzikës Ervin Baka. Ata filluan të takoheshin në mesin e viteve të 80-ta dhe u martuan në vitin 2013.

Këngëtarja ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit – kanceri, goditjet në tru dhe sëmundja e veshkave.

Ajo ka fituar tetë çmime “Gremi” dhe është futur në RokenRoll – Shtëpinë e të famshmëve në vitin 2021 si një artist solo. Por ajo u prezantua për herë të parë me ish-bashkëshortin Ajk në vitin 1991.