Adelina Ismajli ka bërë disa postime me disa fotografi të reja ku shihet krahë bashkëshortit të saj.

Kënëgtarja jo shpesh zgjedhë të postojë ose të flasë për jetën e saj personale, ndërsa këtë herë ka bërë përjashtim.

Ajo sjell tri fotografi të reja ku shihet në përqafimin e Valit, bashkëshortit të saj, ndërsa për secilën foto ka nga një përshkrim.

Në këto përshkrime Adelina tregon se sa e lumtur është ajo me njeriun e jetës, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa në fotografinë e fundit, ku çifti shihen duke qeshur, Adelina e ka etiketuar Valin, duke thënë se “në fillim nuk e kishte qëllim të binte në dashuri, aspak. Por më pas ti buzëqeshe dhe unë e kam ditur .. do të të dua përherë”.

Dyshja tashmë kanë disa vite që janë të martuar dhe ata kanë bashkë një djalë me emrin Uliks.