Khole Kardashian, ka zbuluar emrin e djalit të saj nëntë muaj pas lindjes së tij. Khloe zbuloi se djalin e saj e quajti Tatum.

“Emri i tij është Tatum. Pra, Tatum dhe True”, tha Khloe në një rrëfim. “Të emërosh një njeri është vërtet e vështirë”.

Gjithashtu në rrëfim, Khloe pranoi se kishte disa probleme në fillim duke regjistruar se po rritej në bark një fëmijë i dytë mes skandalit të fundit të tradhtisë së Tristanit.

“Padyshim që e zhyta kokën në rërë gjatë asaj shtatzënie, se nuk e tretja atë që po ndodhte”, shpjegoi Khloe.