Një tërmet ka ndodhur pak minuta më parë në Greqi me një intensitet 5.5 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti ka qenë i fortë dhe banorët janë përfshirë nga ankthi, ndërkohë që nuk dihet nëse ka patur apo jo dëme. Tërmeti ka ndodhur në një zonë me sizmicitet të lartë.

Ekspertët nuk kanë dalë ende në ndonjë përfundim, por ajo që dihet është fakti se prej kohësh Greqia, Shqipëria dhe Turqia janë përfshirë në lëkundje tërmeti, në disa raste të forta.