Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Thellësia e tërmetit ishte 16 km.
Ndërkaq, po sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në ora 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit, zona e Gorës
Ndërkohë kamerat e sigurisë në Dragash, kanë filmuar momentin kur tërmeti dridhi tokën.
Pamjet u publikuan më pas në Facebook.
Comments are closed for this post.