Një tërmet me intensitet prej katër ballësh sipas Shkallës makroseizmike evropiane sot në mëngjes është ndjerë në Ohër, Strugë, Manastir, Resnjë dhe rrethinë. Në Shkup tërmeti është ndjerë me intensitet prej tre ballësh.

Siç kumtoi Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti është regjistruar sot në mëngjes në orën 6 e 25 minuta. Epiqendra ndodhet 175 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Shqipërinë fqinje, ndërsa magnituda e tij e Rihterit është 4.9 ballësh.