Instituti amerikan për gjeologji kumtoi se në Tibet mbrëmë është regjistruar tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,3 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e dridhjes ka qenë në thellësi prej 10 kilometra në një rajon me popullsi të paktë.

Ende nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material.