Punonjësit e Pyjeve të Maqedonisë janë pa paga dhe kontribute për të tretin muaj radhazi. Atyre nuk iu është paguar paga e muajit mars dhe prill dhe për pak ditë do t’u vijë rroga e majit. Punonjësit shprehtentë zhgënjyer – edhe pse zyrtarisht janë në grevë – shkojnë në punë, pa kryer detyrat e punës, kurse sindikata thotë se nuk mund të shkojnë te mjeku, pasi nuk kanë sigurim shëndetësor.
Disa nga punonjësit nuk mund të shkojnë në dializë ose kimioterapi dhe anulojnë operacionet e planifikuara.
“Kjo është një fatkeqësi. Jemi në grevë teknike, llogaria jonë është e bllokuar”, shprehet kryetari i Sindikatës së Pyjeve të Maqedonisë, Mite Sakaliev.
Në pyjet e Maqedonisë janë të punësuar 1800 persona, të cilët marrin pagë mesatare prej 25 mijë denarë. Sindikata thotë se pagesa është vonuar deri më tani, por kjo është hera e parë që pritet kaq gjatë.
Comments are closed for this post.