I mbijetuari nga Presheva në aksidentin tragjik në Bullgari, Lulzim Sulejmani në një deklaratë për “Alsat-M” tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të natës.

“Kam qenë personi i vetëm i zgjuar dhe krejt rastin e kam pa me sy se si ka ndodhur”, tha Sulejmani.

Ai tha se ka qenë në pjesën e majtë të autobusit dhe ka parë se si autobusi po shkon në pjesën e djathtë drejt bankinës.

“S’kam mundur të nxjerr zë dhe kur goditi bankinën, u dëgjua një krismë e madhe”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se menjëherë u përhap flaka dhe tymi i zi, ndërsa autobusi pas 20 metrave është ndalur.

Ai po ashtu theksoi se shoferët janë zëvendësuar me njëri tjetrin.