Seksi përflitet gjithandej, në media, art, politikë, marrëdhënie shoqërore. Megjithatë, ideja që njeriu është një krijesë jetike seksuale ende shihet me përçmim dhe turp prej opinionit të gjerë. Sipas psikologëve dhe terapistëve të marrëdhënieve, seksualiteti i bën shumë mirë jetës dhe shëndetit fizik dhe psikologjik të njeriut, në përfitime që shpeshherë e tejkalojnë dhomën e gjumit.

Por të bësh seks dhe të bësh dashuri, nuk janë e njëjta gjë! Nëse i bën vetes pyetjet e mëposhtme, do të kuptosh se cilit prej dy aktiviteteve të kënaqshme po i kushtohesh në të vërtetë

Po bën seks nëse:
1. Kur e sheh, nuk mendon gjë tjetër veçse të jesh në pozicion horizontal.
2. Nëse mendon për të nuk arrin ta përfytyrosh të veshur.
3. Nuk arrin ta mendosh duke parë filma bashkë, në divan.
4. Do që ta kënaqësh gjatë seksit, por në të vërtetë je e fokusuar më shumë te kënaqësia jote.
5. Nuk je shumë e fokusuar te përkëdheljet e lojërat e ‘panevojshme’.
6. Kur flet për të me mikeshat e tua, nuk të vjen gjë tjetër ndër mend veç cilësive të tij në shtrat.
7. Arrin të jesh shumë, por shumë posesive.