Përbërësit (për 4-5 persona): · 1 qepë e mesatare e prerë hollë · 2-3 thelpinj hudhër e grirë · 1 kg domate të pjekura mirë të cilave u kemi hequr lëkurën · 2 filxhanë çaji lëng mishi pule ose viçi, ose ujë · 2 lugë gjelle gjalpë · 2 lugë gjelle vaj ulliri · 2 lugë gjelle miell gruri · 2 gjethe dafine · disa gjethe borzilok · 1 majë luge rigon i thatë · 2 lugë çaji sheqer · 1 lugë çaji kripë · pak spec djegës (opsional)

Përgatitja: Në një tenxhere të mesme, skuqim pak qepën në vajin e ullirit derisa të zbutet. Shtojmë domatet të cilat i kemi prerë trashë, pasi i kemi pastruar nga lëkura dhe pjesa e fortë (aty ku këputen nga kërcelli). Hedhim lëngun e mishit ose ujin, dafinën, sheqerin, kripën, hudhrat, spec djegës nëse preferojmë. E vendosim të ziejë në zjarr mesatar. Ndërkohë tretim miellin në pak ujë sa të mos mbeten kokrriza dhe e shtojmë në tenxhere. E lemë supën të ziejë për rreth 20-25 minuta. Në minutat e fundit të zierjes shtojmë gjethet e borzilokut dhe gjalpin. Heqim gjethet e dafines dhe me një grirës dore e bëjmë supën pure brenda në tenxhere.
Për ta servirur mund të shtoni në secilën pjatë pak pana ose vaj ulliri.
Shoqërohet me bukë të thekur mirë. Ju bëftë mirë!