Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken, përmes një letre dërguar Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Shqipëria në strehimin e qytetarëve afganëve, gjatë dy muajve të fundit.
“Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një parajsë të sigurtë për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që populli juaj ka treguar gjatë gjithë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t’ju përgëzoj për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm”, nënvizon z.Blinkën në letrën e tij.
Sekretari amerikan i Shtetit shprehet se me anë të këtyre veprimeve, Shqipëria ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s, ndërsa vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e NATO-s, në Afganistan gjatë të cilave u angazhuan rreth 4 mijë trupa të Forcave të Armatosura.
“Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit Afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, t’u mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurtë jetën e përditshme për shumë qytetarë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave tona të përbashkëta”, shkruan Antony Blinken në letrën e tij, raporton Tch.
Letra e Sekretarit Blinken iu dorëzua Ministres Xhaçka nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.
Comments are closed for this post.