Agjencia “Standard & Poor’s” njoftoi se e konfirmon vlerësimin kreditor të vendit me një perspektivë të qëndrueshme.
Sipas raportit, zgjidhja e kontestit të emrit është hap vendimtar pozitiv që i hap dyert për anëtarësim në NATO dhe nisje të bisedimeve për anëtarësim me BE-në gjatë vitit 2019, që do të mund t’i përshpejtojë reformat.
Sipas “Standard & Poor’s” kthimi i stabilitetit ekonomik ka qenë i rëndësishëm për përshpejtimin e dinamikës së rritjes ekonomike. Pritet që rritja ekonomike në tre vitet e ardhshme të jetë 3%. Më pastaj pritet rritje e investimeve private si rezultat i stabilitetit të përmirësuar politik si dhe përforcim i investimeve kapitale. Rreziqet për rritjen ekonomike vlerësohet si të balancuara, me një potencial pozitiv nga zbatimi i shpejtë i reformave që do ta përmirësonte klimën biznesore e që do të rezultonte me investimeve të huaja.
Nga ana tjetër, rreziqet negative janë nga jashtë, që dalin nga ngadalësimi i rritjes në Evropë, si dhe nga doganat e ShBA-ve për importin e makinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti vlerëson si pozitive reformën e fondit pensionale dhe gjithashtu i vlerëson reformat në menaxhimin e financave publike, me një fokus të veçantë transparencë, buxhetimin dhe monitorimin. “Standard & Poor’s” vlerëson borxhin publik si mesatar në kontekst global. Pas një periudhe të gjatë të rritjes në të kaluarën, vlerësohet se borxhi gradualisht do të stabilizohet, dhe do të arrijë 48.7% të BVP-së në vitin 2021-2022.
“Standard & Poor’s”, thotë se mund të arrihet në përmirësim të rejtingut nëse zbatimi në kohë i reformave i përforcon strukturën institucionale dhe i përmirëson perspektivat ekonomike.
Comments are closed for this post.