Viti 2019 ka nisur me rritje ekonomike në të gjitha seferat. Sot në një presskonferncë, ministri i Ekonomiksë, Kreshnik Bekteshi prezentoi të arriturat për tre mujorin e parë të këtij viti. Sipas tij norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2018 prej 3.7% dhe 2.7% për tërë vitin është tregues i rezultateve të politikave ekonomike të kësaj qeverie.

“Norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2018 prej 3.7% dhe 2.7% për tërë vitin është tregues i rezultateve të politikave ekonomike të kësaj qeverie. Në tremujorin e katërt të vitit 2017 ajo ishte 1.2% dhe në të njëjtën periudhë 2016 2.4%. Tre tremujorët e parë të vitit 2018 janë: 0.1%, pastaj 3.1% dhe 3.0%” u shpreh Bekteshi

Edhe në sferen e turizmit sipas Bekteshit ka një rritje jashtëzakonisht të madhe ku vitin e kaluar ka pasur mbi 1 milion turistë në Maqedoninë e Veriut dhe 3 milionë fjetje ose, numri i turistëve në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017 është rritur me 14.2% dhe numri i fjetjeve është rritur për 15.0%. Numri i përgjithshëm i turistëve vendas në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 është rritur me 15.1%, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur me 13.8%.

Sa i përket tregtisë dhe investimeve të huaja të dhënat  direkte në tremujorin e katërt plotësojnë rezultatet e sotme. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se ato arritën në 311.3 milionë euro, krahasuar me 167.9 milionë euro në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, një rritje prej 85%. Ose, 624.5 milion euro në 2018 kundrejt 181.7 milion në vitin 2017, që do të thotë rritje prej 244% dhe një rekord historik i IHD-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e vendit deri tani.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon, e cila ka aplikuar të ardhurat minimale të garantuara, paga minimal është rritur nga 9 mijë denarë në 12 mijë denarë dhe falë kësaj rritje sot 90 mijë familje marrin paga më të larta.

Bekteshi potencoi se dhe pagat mesatare janë rritur me 6.3% më shumë se në vitin 2017, ku vlen të theksohet edhe rritja e pagës me 5% në shkolla, spitale,  ku masat aktive për punësim kanë hapur edhe vende të reja të punës.

Pas gjithë kësaj rritje ekonimike, rritjes së pagave në shumë sfera, Maqedonia e Veriut ka ulur historikisht papunsinë  prej 20% një ulje që nuk ka ndodhur deri më tani që nga themelimi i këtij shteti.