Spitali klinik Zhan Mitrev përveç shërbimeve të shumta që ofron për pacientët, tashmë ka përforcuar edhe Sistemin e Kujdesit për Pacientët, sistem ky i përbërë nga një ekip i kualifikuar mjekësor në përbërje të: mjekut intensiv, psikologut, mjekut përgjegjës dhe administratorët që janë në shërbim të pacientit.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Spitali Klinik Zhan Mitrev.

“Spitali klinik Zhan Mitrev në ekzistencën e tij dy dekadashe ka punuar gjithmonë sipas standardeve më të larta shëndetësore dhe në përputhje me rregulloret e organeve shëndetësore vendase dhe të huaja. Të udhëhequr nga qëllimet e mjekësisë moderne dhe nga parimet etike dhe morale, pacienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë. Diagnoza, trajtimi dhe kujdesi ndaj tij është thelbi i të gjitha aktiviteteve tona dhe ne vazhdojmë në të njëjtin drejtim. Për t’iu ofruar pacientëve nivelin më të lartë të kujdesit dhe trajtimit, Klinika Zhan Mitrev ka themeluar Sistemin e Kujdesit për Pacientët. Pjesë e këtij sistemi janë një mjek intensiv, një psikolog, një mjek përgjegjës që drejton pacientin, si dhe përfaqësues nga administrata dhe financat sipas nevojës. Nëpërmjet këtij sistemi fillon procesi ku të gjitha kërkesat e pacientëve raportohen në mënyrë qendrore, kërkesat shqyrtohen në mënyrë interne, pacientët ose anëtarët e familjes së tyre të ngushtë ftohen të plotësojnë dokumentet e nevojshme, pas së cilës bisedohet me përgjegjësin Dr. Emil Stoitsovski. Ekzistenca e këtij sistemi për kujdesin ndaj pacientëve, edhe në kushtet e pandemisë Covid-19, ndihmoi klinikën që të vazhdoj të gjitha trajtimet dhe operacionet e departamenteve të tjera mjekësore: kardio, ortopedi, gjinekologji, urologji etj. Në Klinikën Zhan Mitrev, gjatë periudhës së pandemisë, në asnjë moment nuk është ndërprerë kujdesi dhe trajtimi i pacientëve me probleme të tjera shëndetësore, përveç ekzistimit të koronavirusit”, thuhet në njoftim.

Nga Spitali Klinik Zhan Mitrev, theksojnë se sistemi i përforcuar i kujdesit mundëson që në çdo kohë pacienti të jetë kryefjala e shërbimit, drejt një rezultati përmirësues.

“Ky sistem i kujdesit për pacientët ofron: Kujdes i personalizuar në mënyrë që shërbimet shëndetësore t’i përshtaten çdo pacienti individualisht sepse çdo pacient është i ndryshëm dhe meriton të plotësohen nevojat e tyre të ndryshme. Ndërgjegjësim dhe edukim i vazhdueshëm që siguron trajtim afatgjatë përmes programeve të kujdesit shëndetësor jo vetëm gjatë trajtimit spitalor por edhe pas daljes nga klinika. Ndarja e komunikimeve të brendshme – një mjedis me në qendër pacientin siguron që të gjithë anëtarët e ekipit të kujdesit shëndetësor të jenë vazhdimisht të vetëdijshëm për statusin, planin e kujdesit dhe problemet e pacientit. Gjithashtu, pacientët janë gjithmonë të informuar dhe të përfshirë në procesin e vendimmarrjes. Mbështetja sociale – familjet dhe miqtë e pacientëve janë një pjesë thelbësore e ekipit të kujdesit pasi ata mund t’i mbështesin pacientët emocionalisht, fizikisht dhe psikologjikisht. Mbështetje emocionale – me ndihmën e psikologëve, ne ofrojmë mbështetje emocionale për pacientët, edhe në situatat më të vështira dhe për secilin pacient veç e veç. Mbështetja për administrimin e barnave – për shkak se medikamentet mund të kenë shumë kundërindikacione të mundshme dhe të prekin çdo pacient në mënyra të ndryshme, ofrohet mbështetje shtesë për administrimin e barnave dhe opsione alternative për përdorimin e medikamenteve të tjera.
“, thuhet në njoftim.

Klinika Zhan Mitrev ofron kujdes dhe shërbim shëndetësor të lartë për pacientët e saj sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e pacientëve.