Për shkak të valës së të nxehtit sot dhe nesër në vend, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç janë të liruar nga detyrat e punës, fëmijët në çerdhe nuk lejohen të bëjnë aktivitet fizik nga ora 11:00 deri në orën 17:00, privati, sektori duhet të organizojë orarin e punës në mënyrë që të mbrojë punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në dielli, ndërsa rekomandohet të shmanget qëndrimi në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Këto rekomandime janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë pasi DPHM-ja ka njoftuar institucionet se sot dhe nesër territori i gjithë vendit do të preket nga temperaturat e larta – faza portokalli.

Temperaturat do të jenë mbi 35 gradë në shumicën e vendeve, ndërsa mbi 40 gradë në zonat juglindore.