Ministria spanjolle e Shëndetësisë ka vendosur që pandeminë COVID-19, e cila po vazhdon prej dy vitesh, ta trajtojë si grip dhe të heqë masat bazë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Strategjinë e Shëndetit Publik që kanë hyrë në fuqi sot, rastet e dobëta apo asimptomatike të COVID-19 nuk janë më brenda karantinës së detyrueshme.
Edhe pse vendimi i karantinës vlen ende për ata që punojnë në punë strategjike si qendrat shëndetësore, shtëpitë për të moshuarit dhe të pafuqishmit, apo burgjet, punonjësit në të gjitha industritë e tjera do të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme edhe pse kanë COVID-19.
Për personat e infektuar me COVID-19 që punojnë në punët e përmendura strategjike, karantina do të zgjasë pesë ditë.
Në rastet kur simptomat janë “të moderuara” ose “të larta” tek ata që rezultojnë pozitivë për COVID-19, do të përdoret pushimi në shtëpi sipas konstatimeve të mjekëve të familjes, si edhe gripi i rëndë.
Vendimet e reja hoqën plotësisht monitorimin e kontakteve me grupe pacientësh me COVID-19.
Të bindur se faza e pandemisë COVID-19 është kapërcyer, ekspertët spanjollë të shëndetësisë kanë njoftuar se tani e tutje, vetëm ata që po trajtohen në spital dhe ata nga grupet vulnerabël (të moshuar dhe të sëmurë kronikë) do të kenë fokusin.
Nga 10 shkurti u hoq detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të hapura, i cili u fut në vend më 24 dhjetor të vitit 2021.
Në Spanjë, ku janë raportuar 11,4 milionë raste që nga shpërthimi i sëmundjes, 102.392 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 14 ditët e fundit janë zbuluar 181.307 raste të infektimit, mesatarja e rasteve të infeksionit për 100.000 persona ishte 386 dhe se 182 persona kanë vdekur në shtatë ditët e fundit.
Comments are closed for this post.