Prej sonte në mesnatë Aeroporti i Shkupit do të mbyllet për të gjitha fluturime komerciale. Gjatë ditës së sotme janë paralajmëruar 22 fluturime, kryesisht nga Beogradi dhe qyteti zviceran i Cyrihut.

Qeveria me 16 mars vendosi të mbyll plotësisht Aeroportit si masë mbrojtëse nga shpërndarja e coronavirusit. Ditëve në vijim do të lejohen fluturimet vetëm për avionët e shtetit: ata ushtarak, avionët humanitarë dhe medicinal si dhe avionët kargo.

“Për çfarëdo ndryshimi mbi orarin e punës për Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit dhe Aeroportin e Ohrit, i cili është mbyllur të dielën, do të informojmë udhëtarët dhe publikun, konform vendimeve të qeverisë”, thonë nga TAV Maqedoni.