Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.245 teste, ndërsa janë regjistruar 118 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 93, Kavadar – 11, Manastir – 5, Prilepi dhe Struga nga 2, Kumanova, Velesi, Kriva Pallanka, Kratova dhe Bogdanci nga 1.
Instituti për Shëndet Publi sot ka regjistruar edhe 396 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 persona të vdekur: 6 të vdekur nga Shkupi (63, 68, 70, 71, 72 dhe 89), 3 të vdekur nga Strumica (71, 73 dhe 87), nga 2 persona nga Probistipi (60 dhe 67) dhe Negotina (66 dhe 90) dhe nga një të vdekur nga Manastiri (81), Demir Hisari (87), Koçani (78), Kratova (79) dhe Shtipi (65).
Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar 4 persona të vdekur me datë vdekje nga data 03.11.2021 deri më 26.11.2021. Personat e regjistruar të vdekur janë nga Shkupi (2), Kumanova (1) dhe Pehçeva (1). Të vdekurit janë të moshës 61 deri në 88 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 215.125, numri i të shëruarve është 199.460, numri i të vdekurve është 7.569, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.096.
Comments are closed for this post.