Në TV21, me fillim prej orës 12:05 sot do të transmetohet episodi i dytë i emisionit “Robin Hud”, që është projekt rajonal mes kolegëve gazetarë nga Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Do të diskutohet një nga temat më delikate të shoqërisë së Ballkanit por edhe më gjerë, ndikimin e rrjeteve sociale dhe pasojat që vijnë nga abuzimi i tyre.
Rrjetet sociale, veçanërisht “Snap chat” dhe “Tik Tok” janë bërë mollë sherri dhe burim i konflikteve mes adoleshentëve. Këto konflikte, shpesh herë kanë kaluar edhe në përleshje fizike.
Megjithatë, sociologia Flaka Ymeri thotë se pasojat janë edhe më të mëdha. Ajo tregon se personalisht, gjatë punës së saj, ka hasur në raste edhe të abuzimit të të miturve dhe adoleshentëve nga persona të rritur, pikërisht në këto rrjete sociale.
“Kur ata po atakojnë me personalitete të ndryshme që i përkasin moshës së tyre, sigurisht se konflikti është i gatshëm. Por, pas saj qëndron sepse shpesh herë ata kanë takime të shpeshta në rrjete sociale me grupmosha të ndryshme ku edhe po abuzohen nga kjo grupmoshë e rritur këta fëmijë. Ne jemi dëshmitarë, shpesh herë të “live”-ve të tilla ku unë shpesh herë kam hasur në abuzimin e të miturve dhe adoleshentëve”, tha Ymeri.
Comments are closed for this post.