Kirurgja maqedonase, dr GORDANA BOZHINOVSKA-BEAKA që punon në ish Spitalin Ushtarak në Shkup vazhdon të bën edhe gabimin e dytë njoftoi portali maqedonas A1on.com percjell portali AMERIKA-RADIO
Pasi ka operuar para 7 muajsh një pacient 66 vjecar me karcinom në zorrën e trashë nga qyteti i Kocanit,gjatë operimit ka haruar një “pambuk-gazë mjekësore” në barkun e pacientit raporton portali www.AMERIKA-RADIO.COM me seli në SHKUP.
Mirëpo e njëjta kirurge maqedonase para 5 vitesh kritikohej nga kolegët e saj për një gabim mjekësor që këta të fundit e quajnë “gabim të papranueshëm dhe pa justifikim”.
Fjala është për një rast të ndodhur gjatë vitit 2014, në Spitalin e Qytetit në Shkup, kur një gruas 39-vjeçare, banuese nëShkup, iu diagnostikua kanceri malinj në zorrën e trashë (lat. Rectum). Pacientja vdiq në vitin 2018-të.
Rasti është përshkruar nga prof. d-r Milço Panovski, kirurg i Kirurgjisë Abdominale në Spitalin e Shtetit, në një revistë shkencore publikuar nga një institut nacional i mjekësisë në Amerikë, njofton portali AMERIKA-RADIO.COM.
Pasi mjeku vlerësoi gjendjen, vendosi ta operonte, por ndërhyrja kirurgjikale përfundoi në dëm të pacientes.
Kirurgja , dr GORDANA BOZHINOVSKA-BEAKA
, gjatë ndërhyrjes ka lidhur me gabim zorrën e trashë me organin gjenital femëror.
Dy ditë pas operacionit, pacientja u ankua se diçka e çuditshme po ndodhte, por kirurgja nguli këmbë se gjithçka ishte normale dhe se “çudia” ishte pasojë e operacionit.
Pacientja vazhdoi kurimin në shtëpi dhe për 3 muaj rresht jetoi duke jashtëqitur të panevojshmet e trupit nëpërmjet organit gjenital.
Tre muaj më vonë nga ndërhyrja, mjeku onkolog i kërkoi pacientes t’i drejtohet Klinikës Universitare të Kirurgjisë Digjestive, mjekët e së cilës konstatuan se zgavra anale ishte tërësisht e mbyllur dhe se zorra e trashë ishte lidhur me organin gjenital.
Mjeku Panovski, i cili nuk zbardh emrin e kolegut të tij, e quan rastin “një gabim absolutisht të papranueshëm”. Mjekesha ne vitin 2018 per shkak se rrjedh nga nje familje avokatesh te njohur, nga Gjykata e Shkupit per gabimin e bere mori denim 3 muaj me kusht dhe vazhdoi punen ne ish Spitalin Ushtarak.
Comments are closed for this post.