Rezultatet e rrethit të parë zgjedhor tregojnë shumë, paralajmërojnë dhe dërgojnë porosi. Për atë e keni premtimin tim – kompromise me të drejtë nuk bëj. Drejtësia duhet të zbatohet, për të nuk duhet askush të negociojë, as partia, as personaliteti, theksoi kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska sonte në tribunë në komunën Gjorçe Petrov.
Shpresoj, citoi Siljanovska, se do të vjen dita kur partitë politike nuk do të jenë ato të cilat do të tregtojnë me votat e qytetarëve, por secili vetëm individualisht do ta shfrytëzojë të drejtën e tij pas kutisë.
Ajo potencoi se është kundër zgjedhjes së presidentit në kuvend duke sqaruar se në situatë të tillë nuk beson në zgjedhjen e më të mirit, sepse, potencoi, do ta dakordojnë.
Sipas saj, shtetit i nevojiten reforma dhe ato duhet të fillojnë nga pushteti. Nuk duhet të zbatohen vetëm në ndryshimin e emrit, as në nepotizmin dhe marrëdhëniet familjare.
Plotësoi se pranvera është koha për ndryshime dhe se data për votimin e ardhshëm 5 maj mund të jetë fillim për ndërtimin e Republikës së re maqedonase evropiane dhe i hapave demokratik që nuk mund të ndalen megjithatë qytetarët do ta kenë fjalën e fundit.
Sipas Siljanovskës rezultati i rrethit të parë zgjedhor në Gjorçe Petrov e inkurajon dhe gëzon dhe është inspiruese që më 5 maj ende më shumë njerëz të dalin për votim.
Comments are closed for this post.