Ali Ahmeti është aktivizuar në Facebook.Ai ka filluar të postojë statuse dhe video, e në njërën prej tyre i është përgjigjur kryeministrit Hristijan Mickoski pasi i ka thënë se nuk ia vlen të komentohet për letrën që i ka dërguar.

“Një bashkëngjitje e shkurtër e paralajmërimit të para-dokumentuar për vendimet e qeverisë dhe udhëzimet politike të drejtpërdrejta dhe publike drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Ahmeti.

E gjithë kjo nuk do të ishte e çuditshme sikur të mos dihej se bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Artan Grubi nuk zbuloi në prill të këtij viti se Ahmeti nuk i përdor rrjetet sociale, nuk ka smartfon, madje as nuk shkruan SMS.

Sipas Grubit, Ahmeti përdor një Nokia 3310 të vjetër që ishte shumë i njohur në vitet nëntëdhjetë dhe konsiderohet si telefoni më i qëndrueshëm me bateri që zgjat disa ditë.

Videon mund ta shikoni këtu.