Me vonesë prej më shumë se dy orëve për shkak të problemeve teknike, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi seanca e 145-të plenare.

Deputetët nuk pranuan që në rend dite të seancës të futen ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilat VMRO-DPMNE propozoi shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, përkatësisht dokumentet e udhëtimit me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” të jenë të vlefshme deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së shënuar në dokumentin e udhëtimit, më së voni deri 12 shkurt 2024. Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se ndryshimi i Ligjit është i domosdoshëm për shkak se ka pasur shkelje të caktuar të së drejtës së garantuar me Kushtetutë të qytetarëve për lëvizje të lirë, gjegjësisht lirisë së lëvizjes të përcaktuar në nenin 27 paragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Deputetët votuan për nevojën për të sjellë ndryshime në ligjet e paraqitura nga deputetët e LSDM-së, në mënyrë që, siç tha deputetja Sanela Shkriel, të kufizohet mundësia e rritjes së konsiderueshme apo të re të pagave të zyrtarëve.

U votua që të futen sërish në rend dite katër projektet strategjike të investimeve që u miratuan mbrëmë në seancën e qeverisë, të cilat u shpjeguan nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Me procedurë të shkurtuar do të miratohen propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues MITILINEOS Stacioni kogenerativ Shkup, Propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues “Parku solar Stipion” dhe Marrëveshja për projektin strategjik investues “Parku solar Stipion”. Propozim-ligji për realizimin e projektit investues strategjik AIM GREEN TECH dhe Propozim-ligji për realizimin e projektit strategjik investues termocentrali diellor – Pehçevë.

Ndër të tjera, në rend dite të kësaj seance është edhe zgjedhja e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa si pika 28 janë vendosur edhe ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit.

Seanca do të vazhdojë në orën 16, ndërsa është ndërprerë me kërkes të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Micevski. Ai gjithashtu reagoi se shumica në rend dite vendos ligje strategjike me procedurë të shkurtuar, në periudhë të zgjedhjeve të shpallura. Paralajmëroi se nëse Qeveria e re e udhëheqit nga VMRO-DPMNE do të analizohen të gjitha këto ligje, të cilat do të kenë implikime të konsiderueshme financiare.

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski në pauzën paralajmëroi at hok koordinim për zgjedhjen e anëtarit të  Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për sot pasdite përveç vazhdimit të së seancës së 145-të, janë planifikuar edhe vazhdime të gjashtë seancave të tjera. Nëse ato mbahen, Kuvendi pritet të miratojë ligjet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.