Dita e parë e punës dhe ne tashmë kemi filluar të përmbushim premtimet tona! Sot në Shtip vendosëm gurthemelin e Qendrës Sportive, projekt ky i financuar falë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, thekson kryeministri Hristijan Mickoki.

Ky është vetëm fillimi i përpjekjeve tona për të përmbushur premtimet që i kemi dhënë qytetarëve.

Së bashku me kryetarin e komunës dhe ministrin e shëndetësisë vizituam edhe vendin ku këtë vjeshtë do të fillojë ndërtimi i Spitalit të ri Klinik në Shtip. Pas shumë vitesh stagnimi, më në fund po fillojmë ndërtimin. Tenderi është gati dhe pritet mendimi i Ministrisë së Financave. Rrugës për në Shkup do të bisedoj me Ministren e re të Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska për të filluar këtë proces.

Qëllimi ynë është të tregojmë se fjalët do t’i kthejmë në veprime. Maqedonia do të jetë dhe së bashku mund të bëjmë shumë më tepër!

Për ty! Vazhdojmë!”, shkruan Mickosiki në Facebook.