Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të Republika e Francës të ja dorëzojë Maqedonisë në dy faza sistemet e mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta. Për prokurimin e këtyre sistemeve vendi e ka paguar këstin e parë në fund të vitit 2022, ndërsa pagesat tjera janë bërë gjatë viteve 2023, 2024 dhe i fundit do të bëhet këtë vit, 2025. Sidoqoftë, ende nuk ka datë të saktë se kur do të bëhet dorëzimi, përpos që do të jetë në gjysmën e dytë të vitit, konfirmuan nga Ministria e Mbrojtjes.
“Prokurimi i pajisjeve të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër për nevojat e Ushtrisë – Sistemi raketor Mistral 3, është në përputhje me angazhimin teknik të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Francës në shtator 2022. Dorëzimi i këtyre mjeteve është planifikuar të realizohet në dy faza në gjysmën e dytë të vitit 2025”, u përgjigjën nga Ministria e Mbrojtjes.
“Është një marrëveshje shumëvjeçare, në kuadër të së cilës pagesa do të realizohet në vitet e ardhshme. Në fund të vitit të kaluar, në vitin 2022, është paguar kësti i parë i prokurimit të këtyre sistemeve, ndërsa pagesat e mëposhtme do të bëhen gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025. Dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës pritet gjatë vitit 2025”, thuhej në një përgjigje për redaksinë tonë nga Ministrisë së Mbrojtjes gjatë viti 2023.
Comments are closed for this post.